Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, ka bërë me dije se sot, në 25-vjetorin e rënies, kujtuan e nderuan heroin e kombit, Nezir Shurdhani, duke bërë homazhe tek vendi i rënies dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
“Armiku nga mllefi për humbjen e madhe që kishte pësuar nga UÇK-ja, në ikje e sipër nuk kishte zgjedhur metoda për tu hakmarrë. Neziri ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën”, ka thënë Gagica.
Ai shtoi se liria nuk ndodh natyrshëm, ajo vjen si rezultat i përpjekjeve shekullore dhe i sakrificës së shumë vajzave e djemve tanë të cilët kishin vendosur çlirimin e atdheut para jetës së tyre.
“Lavdi jetës dhe veprës së Nezirit. Lavdi gjithë të rënëve në secilën etapë të historisë sonë”, ka thënë Gagica i AAK-së, në homazhe për të nderuar dëshmorin Nezir Shurdhani. /2LONLINE/