DYLON

Haziri i LDK-së me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe te vendi i rënies së dëshmorit Nezir Shurdhani

Haziri i LDK-së me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe te vendi i rënies së dëshmorit Nezir Shurdhani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me asambleistin Sami Ahmeti, në 25-vjetorin e vrasjes së dëshmorit Nezir Shurdhani, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në ish-fabrikën Çeliku.

“Jemi në vendin e rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani, në shenjë respekti e nderimi. 22 qershori 1999 shënon vetëm ditët e para të lirisë në qytetin tonë dhe 25 vjet më parë u ndal njëri nga bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe patriotët në këtë anë, për të mos e gëzuar këtë liri. Kjo ndalje ka qenë e dhimbshme”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai tha, po ashtu, se rënia e dëshmorit ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

“Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO-s në Gjilan, nga kjo përballje e fundit me fallangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit, Nezir Shurdhani”, tha kreu i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri.

Me këtë rast, ai ka përkujtuar të gjithë të rënët në ditët e lirisë, 25 vjet më parë.

“Sot e kujtojmë edhe Bashkim Selishtën – Petritin dhe të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëpatriotët tanë të cilët ranë në ditët e para të lirisë”, tha Haziri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.