“Në kuadër të vizitës sime me bashkëpunëtorë në Komunën e Preshevës, patëm një takim të ngrohtë dhe mikpritës edhe nga Drejtori i Kulturës i Komunës së Preshevës, Kujtim Sadriu”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai shtoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Qendrave Kulturore të Kosovës e Shqipërisë me ato të Luginës, është i domosdoshëm sidomos në kohën kur shteti serb bënë përpjekje për sa më pak aktivitete të karakterit kombëtar shqiptar.
Gagica tha tutje se aktivitetet kulturore janë çelësi për ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezat e rinj.
“Jemi shumë të vendosur për të qenë krah shqiptarëve dhe interesave të Luginës. Jemi të obliguar si shtet e si komb të jemi me ta në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë në trevat e tyre”, ka thënë Gagica AAK-së. /2LONLINE/