“Pushteti në Gjilan duhet të përfundoj projektin e varrezave të dëshmorëve, t’i rris pagat e punëtorëve të tregut, t’i ekzekutojë mjetet për “Hendikos-in” dhe “Pemën”. Bartja e këtyre mjeteve është miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal në seancën e V-të të mbajtur më 5 shtator 2024”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai tha se qeverisja komunale po vazhdon të përdor instrumentin e vetëm qeverisës në fundin e mandatit të saj, atë të mashtrimit dhe propagandës, ku sot i paska listuar disa projekte te parealizuara me arsyetimin se janë bllokuar nga opozita, ndër to edhe projektet e lartpërmendura.
“Të gjitha këto projekte ia kujtoj qeverisjes komunale se me datë: 05.09.2024, me propozimin tim janë miratuar nga të gjitha subjektet opozitare në kuvend dhe ka marrë rrugën ligjore për procedim të mëtutjeshëm e që ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ekzekutimin e këtyre mjeteve për realizimin e këtyre projekteve”, ka thënë tutje Gagica i AAK-së.
Ai tha se Aleanca ka qenë konstruktive edhe në tejkalimin e buxhetit po se është e papranusheme tendenca për të gjetur arsyetim për këto projekte dhe shumë të tjera të parealizuara si rezultat i pa aftësisë udhëheqëse e menaxheriale. /2LONLINE/