Qytetarët e Gjilanit dhe përgjithësisht Anamoravës, edhe këtë vit mbase as vitin tjetër, nuk do ti ndahen ‘rrugës së vdekjes’ Gjilan-Prishtinë sepse Autostrada nuk do të bëhet as këtë vit,. Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu”, thotë në një reagim të tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Sipas tij, kjo autostradë do të duhet të ishte temë e mbyllur jo para disa muajve, por tanimë para disa viteve.
Gagica ka kujtuar se Qeveria Kurti ka dhënë afate se kur Gjilani do të bëhet përfundimisht me Autostradë, por, siç thotë ai, si duket kjo ka qenë veç një përpjekje e lodhtë për me i mbajt afër votuesit.
“Pra, kur Autostrada nuk bëhet as këtë vit mbase as vitin tjetër deri në Gjilan, përkatësisht në Bresalc, paramendojeni se kur do të bëhet nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë”, ka thënë tutje Gagica i AAK-së.
Sipas tij, kjo është papërgjegjësi totale e institucioneve nacionale, dhe po ashtu paaftësi dhe mungesë guximi e institucioneve lokale për më shumë presion qeverisë.
“Gjilani nuk e ka problemin e vetëm Autostradën për Prishtinë, probleme ka edhe me rrugët tjera si ajo Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan-Ferizaj. Zvarritje e punimeve me vite, po ashtu punime pa planifikimin e duhur, gërryerje rrugësh pa nevojë si dhe cilësi jashtëzakonisht e dobët. Rrugët e asfaltuara prishen ende pa i bërë një javë. Renovime të tyre një javë pasi janë shtruar asfalt. Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qeveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën? “, përfundon reagimin e tij, Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/