DYLON

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë
Avatar photo Redaksia

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

EkoHigjiena

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.

– Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.