“Dega e AAK-së, në Gjilan sot shënoi edhe një përvjetor të lindjes së saj, të rritës e suksesit; të përkushtimit, seriozitetit e qëndrimit dinjitozë përballë qytetarëve”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i AAK-së së Gjilanit, me rastin e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Degës së këtij subjekti në Gjilan.
“Ne u rreshtuam të parët krah kryetarit Ramush Haradinaj, sepse këtu në Gjilan, e kishim besimin e plotë në angazhimin e tij politik pas atij luftarak. Ne u rreshtuam krah Ramush Haradinajt e AAK-s, sepse kishim këtu Ahmet Isufin-njeriun tonë të dëshmuar në angazhimet ilegale politike; njeriun tonë në angazhimet luftarake për liri e çlirim në ballë të UÇĶ në ZOK. Ne kishim në ballë atëherë e sot, du njerëz, dy luftëtarë e komandantë të gatshëm t’i falen lirisë. Ne kishim atëherë e sot dy njerëz e politikanë të përkushtuar për lirinë, shtetin e Kosovës dhe rrugën e zhvillimit të saj. Ne kishim e kemi kryetarin tonë z. Ramush Haradinaj”, ka thënë tutje Gagica.
Ai po ashtu tha se kishin dhe e kanë emblemën e tyre në Gjilan, Ahmet Isufin.
Gagica ka rikujtuar se në majin e vitit të kaluar mbajtën zgjedhjet, dhe tashmë të konsoliduar po ecimn sigurt në rritën e tyre.
“Këtu në Gjilan ne po rritemi vazhdimisht me kuadro të reja,prifesionistë e figura politike të dëshmuara; po marrim besimin e merituar të qytetarëve, dhe natyrshëm jemi të vetmit që po rritemi. Ne po rritemi kudo si Aleancë. Po rriteme në Gjermani me kryetarin Ukë Blakaj dhe me njeriun tonë Ilmi Mustafa, që kudo e kurdo po dëshmon vullnet e angazhim të pashoq. Ne po rritemi me njeriun e përkushtuar e atdhetarin Ismet Hyseni në Zvicër – njeriun kaherë të përkushtuar për AAK-n, për Kosovën”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Sipas tij, kryetari Haradinaj, deputetët e AAK s në Parlament e njerëzit e AAK -s kudo po dëshmojnë vetëdije e angazhim për shtetndërtim e zhvillim.
“Në Gjilan; ne si Degë po ndjekim po këtë vijë konsistente, duke projektuar qytetin tonë si zonë me prioritet në zhvillimin ekonomik me ide e vizion të qartë; në zhvillim kulturor e sportiv ku shquhemi për vlera të jashtëzakonshme. Ne po ofrojmë vizion konkret, praktik, tëmundshëm zhvillimi. Ne po ofrojmë veten tonë, prandaj sot jemi më të besueshmit në Gjilan – besim që po e rrisim me prurje të reja, rritë të vazhdueshme e angazhime konkrete. Ne do të vazhdojmë të rritemi; do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAAK-së së Gjilanit, për të uruar për këtë përvjetor. /2LONLINE/