DYLON

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Njësia e task forcës (DRK) Lindje pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.

EkoHigjiena

Rreth orës 19:10 në magjistralen Kamenicë-Gjilan është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore me drejtues të dyshuarin m/k me iniciale (B.A.) i moshës 29 vjeçare.

Gjatë kontrollit në furgon janë gjet të ngarkuara lule dekorative të llojeve të ndryshme: Nëntëdhjetë e tri (93) pako, njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1245) vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.

Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.