Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica ka njoftuar për aderimin e sotëm në këtë subjekt politik, të Arjanita Zeka.
Gagica ka treguar se Arjanita Zeka jeton dhe vepron në Gjermani dhe është asistente e stomatologjisë në Rosenheim.
“Arjanita Zeka jeton dhe vepron në Rosenheim të Gjermanisë. Është asistente e Stomatologjisë dhe menaxhere e bizneseve të vogëla”.
“Arjanita nga sot i bashkohet Aleancës në Gjilan duke e vlerësuar si një mundësi të mirë për të dhënë kontributin e saj në interes të Gjilanit dhe të rinisë gjilanase”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Ai shtoi se Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare.
“Diaspora po rreshtohet çdo ditë krah Aleancës, aty ku i ka rrënjët liria, aty ku ka besim e korrektësi, zhvillim e përparim. Aleanca po rritet në Gjilan e gjithandej Kosovës, Aleanca po shtrihet fuqishëm edhe në diasporë”.
“Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare, sepse e kupton në thelb se ajo ka luajtur rol kyç në luftën çlirimtare dhe në shtetndërtimin e Kosovës. Mirë se vjen Arjanita!”, është shprehur Gagica. /2LONLINE/