DYLON

Drita regjistron fitoren e parë nën drejtimit e trajnerit Akis Vavalis

Drita regjistron fitoren e parë nën drejtimit e trajnerit Akis Vavalis
Avatar photo Redaksia

Kryetrajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis ka regjistruar fitoren e parë, pas marrjes në udhëheqje të këtij klubi gjilanas, pasi sot në kuadër të javës së 31-të të Albi Mall Superligës  së Kosovës në futboll, FC Drita ka shënuar fitore ndaj KF Ferizaj me rezultat 3 me 0.

Ndonëse, fitorja e Dritës duket bindëse për kah rezultati, u deshtën  të kalojnë mbi 80 minuta lojë për  t’u zhbllokuar rezultati e më pastaj në kohën shtesë erdhën edhe dy gola tjerë, për epilogun final të takimit 3:0.

EkoHigjiena

Tahiri (83′), Selmani (90+2) dhe Simonovski (90+9) kanë shënuar për skuadrën gjilanase, duke bërë që trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis, ta nis me fitore, angazhimin e tij te  bardhekaltërtit.

Drita, me këtë fitore, sërish kthehet në Vendin e parë në tabelë, me 63 pikë.

Përndryshe, sot është zhvilluar edhe ndeshja tjetër e javës së 31-të, Drenica – Malisheva 1-2, ndërsa, nesër zhvillohet takimet Trepça’89 -Gjilani, Dukagjini -Ballkani dhe Prishtina – Llapi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.