Nazim Gagica nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, që njëherësh është edhe kandidat i këtij subjekti për kryetar të komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se bashkë me liderin e këtij subjekti, ish kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë vizituar dhe janë mirëpritur sot nga familja e heroit të kombit, Agim Ramadani – Katana
Ja postim i tij i plotë:
Bashkë me ish-kryeministrin Haradinaj u mirëpritem sot në familjen e Heroit të Kombit, Agim Ramadani-KATANA.
Vizitat në familjet emblematike janë gjithmonë motiv për gjeneratat e reja. Aty gjejmë gjurmë të pashlyera të sakrificës për lirinë e Atdheut dhe motivin për ecje përpara.
Në familjen Ramadani gjithmonë gjejmë mikpritje dhe respekt pakufi. Faleminderit!
NG