“Në vazhdën e takimeve në nivel degësh të Aleancës nga Anamorava, sot u mirëpritëm në degën e Vitisë nga kryetari Labinot Bislimi dhe struktura e degës”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i AAK- së, në Gjilan.
Ai tha se Aleanca në Gjilan, Kamenicë, Viti e Artanë, po rritet përditshëm dhe po forcohet me kuadro të reja.
“Jemi mbledhë katër degët për të diskutuar, analizuar e projektuar plane konkrete për zhvillimin dhe përparimin e katër komunave qytetarët e të cilave janë taksapaguesit më të mëdhenjë në nivel Republike. Aleanca po rikthehet fuqishëm”, ka thënë Gagica. /2LONLINE/