DYLON

Ekspozitë Grupore “Thirrëm edhe mua” në Galerinë e Qytetit  të Gjilanit

Ekspozitë Grupore “Thirrëm edhe mua” në Galerinë e Qytetit  të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet Ekspozita Grupore “Thirrëm edhe mua”  – Kuratore Jalldëze Mustafa.

“Në muajin rozë – muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, mesazhi sensibilizues këtë vit është “Thirrëm edhe mua”. Në Galerinë e qytetit ky mesazh u shpreh përmes vijave, ngjyrave dhe manifestimeve estetike nga pikturat e artistëve anembanë vendit”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Thirre edhe tjetrin për kontrolla të kancerit të gjirit. Merr shërbime falas çdo ditë pune në QKMF-në e qytetit.  Parandalimi është mbijetesë.

Përndryshe, kryetari Hyseni ka bërë me dije se 316 pacientë kanë marrë shërbime mamografike falas në QKMF-në e Gjilanit.

“Që nga 5 korriku 2023, kur filluan shërbimet mamografike falas në QKMF, janë kontrolluar 316 pacientë, prej tyre 10 të diagnostifikuar. Fokusi jonë është në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët të caktojnë termin dhe të marrin shërbimin mamografik falas në QKMF, çdo ditë nga ora 08:00-13:00”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai shtoi se zbulimi i hershëm shpëton jetë.

“Jemi bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit”, ka thënë i pari i Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.