Kuvendit Komunal të Gjilanit iu është shtuar edhe një grup që quhet G2+, e që në përbërje të saj ka dy anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishin, i pavarur, si dhe Mefail Junuzin, nga Lëvizja Qytetare “Vatra”.
Ashtu siç kemi bërë me dije, (Junuzi e Ibishi bëhen bashkë në KK të Gjilanit), këtij grupi do ti prijë Ibish Ibishi, i cili ka thënë se marrëveshja erdhi si rrjedhojë e disa takimeve me strukturat e Lëvizjes Vatra, me ktë rast erdhi edhe te dakordimi që tani e tutje, në kuvendin komunal të Gjilanit, të veprojnë në njië grup të përbashkët, e që fillimisht do të quhet G2+.
“Kjo marrëveshje ka ardhur edhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në skenën politike të Gjilanit dhe do të shërbej për ta forcuar bashkëpunimin, por edhe efikasitetin e punës së kuvendit komunal. Jemi të hapur dhe shpresojmë që G2+ -it, në një të ardhme t’i bashkëngjiten edhe anëtar të tjerë të kuvendit e që nuk përjashtohet kjo mundësi”, ka thënë Ibishi për Portalin 2LONLINE.
Ai tha se janë dakorduar të jenë të hapur edhe me fituesin e zgjedhjeve në komunë, por nëse nuk ka vullnet për bashkëpunim, atëherë aktivitetin e tyre si G2+, do ta zhvillojnë edhe si opozitë e që nuk do të thotë se nuk do të jenë konstruktiv në temat apo çështjet që kanë të bëjnë me interesin qytetarë.
“Falënderoj publikisht Lëvizjen Qytetare “Vatra” që është treguar e gatshme për bashkëpunim dhe i dëshiroj suksese në bashkë rrugëtim politik”, ka thënë Ibishi.