DYLON

Komandanti i FSK-së me takime të shumta në Forumin Ndërkombëtar në Halifax

Komandanti i FSK-së me takime të shumta në Forumin Ndërkombëtar në Halifax
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ishte mysafirë i Panelit të Forumit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë,z. Hajrit Sajjan me tematikën „Parimet e Vankuverit dhe Misionet Paqeruajtëse“, ku në këtë kuadër komandanti i FSK-së gjeneral Rama theksoi suksesin e misionit ndërkombëtar në Kosovë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve vendore të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë ofrues i sigurisë në të ardhmen.

Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, u takua me homologun e tij nga Kanadaja, gjeneralin Jonathan Vance, shef i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me të cilin diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Komandanti i FSK-s, gjithashtu e njoftoi homologun e tij edhe me procesin e tranzicionit dhe ndryshimin e mandatit të FSK-së.

Gjeneral Rrahman Rama është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Suedisë, gjeneralin Micael Bydén, ku diskutuan lidhur me progresin e FSK-së, kontributin e Suedisë në NALT, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në) si dhe vazhdimin e një bashkëpunimi më dinamik në të ardhmen në mes të dy forcave.

EkoHigjiena

Gjatë punimeve të forumit, komandanti i FSK-së gjeneral Rama ka biseduar edhe me kryeshefin e shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Joseph F. Dunford, në pritjen e organizuar nga shefi i Mbrojtjes së Kanadasë me rastin e Forumit Ndërkombëtar. Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama falënderoi gjeneralin Dunford për mbështetjen e vazhdueshme si dhe për marrëdhëniet e veçanta që ka Kosova me SHBA-të.

Komandanti i FSK-së i ka siguruar homologët që Forca e Sigurisë do të vazhdojë të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe se gjithë-përfshirja dhe profesionalizmi do të jenë rrugëtimi i suksesit. Forca do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallime, edhe përkundër vështirësive dhe presioneve që po vijnë nga jashtë Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.