Zvicra U21 ka shënuar fitore ndaj Azerbejxhanit në ndeshjen kualifikuese për Europianin e të rinjve. Fitorja e zvicerianëve erdhi fal golit të futbollistit shqiptar nga Tetova, Nedim Bajrami në minutën e 33-të.
Përveç Bajramit në lojë ishin edhe dy shqiptarët tjerë, Bastian Toma dhe Toni Domgjoni.
Dy të fundit janë kontaktuar edhe nga Kosova për tu bërë “Dardanë”.