Është e kryer sa i përket transferimit të Rey Manaj te Barcelona. Bëhet fjalë për një transferim denitiv.
Referuar gazetari ekspert të lëvizjeve të merkatos, Gianluca Di Marzio, sulmuesi shqiptar do të bashkohet fillimisht me ekipin e Barcelona B.
Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë u transferua fillimisht nga Inter te Albacete, ndërsa tani i bashkohet klubit blaugrana.
“Deri tani ish-futbollisti 22-vjeçar i Inter ka koleksionuar 9 aktivizime dhe 2 gola në La Liga 2 dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij te Barça: do të firmosë një kontratë 4-vjeçare”, citohet Gianluca Di Marzio nga mediat italiane.