Interi i kushton vëmendje të madhe të rinjve dhe së fundmi raportohet se është nënshkruar me një 16-vjeçar shqiptar. Andi Hoti, sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, ka firmosur me zikaltrit deri në vitin 2022.
Adoleshenti luan si mbrojtës qendre dhe është pjesë e moshave të Zurich. I gjatë 193 centimetra, Hoti është edhe pjesë e Kosovës U17 dhe ka luajtur dy ndeshje me ta.
Tani ai do të duhet të tregojë vlerat e tij te moshat e Serie A, me shpresën që në të ardhmen të luajë në ekipin e parë të Interit.