• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Ahmeti: Ata që hedhin kafshë të ngordhura në rrugë do të ndëshkohen!

Redaksia 2LONLINE 6 Janar, 2020 2 min
 Ahmeti: Ata që hedhin kafshë të ngordhura në rrugë do të ndëshkohen!

Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bënë me dije se disa qytetarë të pandërgjegjshëm po hedhin kafshë të ngordhura si dele dhe dhi për skaj të rrugës Gërmovë-Goshicë.

Ai tha se veprimet e tilla janë duke u hetuar nga kjo drejtori dhe potencoi se ndaj kryesve të akteve të tilla do të merren sanksione ligjore. Megjithatë Drejtori Ahmeti i njofton qytetarët edhe më atë se si duhet të veprojnë në raste të tilla.

“Drejtoria e Inspekcionit në Viti, po ballafaqohet me thirrje të vazhdueshme nga qytetarët e fshatit Goshicë për një dukuri shqetësueses të hedhjes së kafshëve të ngordhura për gjatë rrugës Gërmovë-Goshicë. Ne si Drejtori për të katërtën herë me radhë intervenojmë në raste të tilla duke bërë tërheqjen e deleve të ngordhura dhe groposjen e tyre e që për herë të fundit kanë qenë me dhjetëra sosh”, u shpreh Ahmeti.

Ai potencoi se kjo dukuri është shumë shqetësuese për shkak se hedhja e tyre në vendet jo të dedikuara shkakton ndotje ambientale dhe rrezik nga lëvizjet e qeneve endacak që paraqesin më pas rrezik për qytetarë dhe sipas tij ekziston mundësia e paraqitjes së ndonjë epidemie-epizootie.

“Kjo dukuri mund të sanksionohet për shkak të pasojave të shumta dhe lusim qytetarët që të mos përsërisin këtë gjë pasi që ne jemi duke hulumtuar ata që bënë këso veprime dhe ju bëjmë me dije se veprimet e tilla nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”, tha Drejtori Ahmeti.

Ai gjithashtu ju bënë thirrje fermerëve dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune të cilët ballafaqohen me sëmundje dhe ngordhje të kafshëve shtëpiake të lajmërohen në drejtorinë e inspekcionit në këtë numër të telefonit: 044 376 790 pasi që sipas tij më pas kjo drejtori do të merret me trajtimin dhe identifikimin e sëmundjeve, vlerësimin e dëmeve dhe nëse paraqitet ngordhja edhe groposjen tyre. Gjithashtu Drejtori Ahmeti kërkon nga qytetarët të cilët kanë informacione për raste të tilla të njoftojnë këtë drejtori.

Etiketa:aktuale Drejtor i Inspekcionit në Viti kafshë të ngordhura rruge Skender Ahmeti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022

Të hënën do të jem përballë jush!

24 Qershor, 2022

Aktivitetet javore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale në Gjilan

24 Qershor, 2022

Në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë diplomojnë oficerët e Kursit të Lartë të Oficerit

24 Qershor, 2022

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha

24 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com