Stomatologia Fatbardha Mustafa një profesioniste e zonja e fushës së saj

Stomatologia Fatbardha Mustafa një profesioniste e zonja e fushës së saj

E dhënë pas stomatologjisë qysh e vogël. E përkushtuar në shkollë dhe mësime gjithmonë. E vendosur të bëhet një profesioniste e zonja e fushës së saj.

Kjo është Fatbardha Mustafa, sot stomatologe e specializiuar dhe duke doktoruar në Zagreb, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Fatbardha Mustafa u lind në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Gjilan, për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi Stomatologji. Ajo diplomoi me afat në vitin 2013, duke qenë kështu njëra nga studentet më të dalluara të gjeneratës së saj dhe njëkohësisht edhe bursiste e Universitetit.

Qysh kur përfundoi studimet, filloi të punojë në ordinancën e nënës së saj, një tjetër stomatologe mjaft e suksesshme në Gjilan, ku në të njëjtën kohë ka mbajtur praktikë edhe në ordinancën publike të qytetit.

Përgjatë viteve 2015-2016 ka ndjekur trajnimin e avancuar për ortodent në McGann Postrgraduate School of Dentistry. Ka marrë pjesë në disa konferenca dhe seminare për ortodent gjithandej vendeve më të zhvilluara, ndërsa ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me kolegë të saj jashtë, me të cilët ndajnë përvojat dhe aplikojnë metodat më të reja të punës në ortodenti.

Në qershor të vitit 2019, Fatbardha ka filluar specializimin në Bonn të Gjermanisë, ndërsa po këtë vit, ajo ka marrë licencën si stomatologe në Gjermani, ku edhe punon në një klinikë ortodente transmeton Portali 2LONLINE.com.

Fokusi i punës së saj ka të bëjë më shumë me terapi të hershme ortodente, ku me aparate të ndryshme prej moshës 8 deri në 14 vjet, mund të korrigjohen anomali të rënda të nofullave dhe dhëmbëve. Qëllimi i aplikimit të kësaj terapie, është që fëmijëve në Kosovë t’i ofrohet trajtim i problemit bazuar në protokolle botërore, në mënyrë që efikasiteti të jetë sa më i lartë.

Gjithashtu, ajo aplikon edhe terapi fikse me breketa, ku bëhet analiza e Telerengenit në mënyrë digjitale dhe matje digjitale, plus parashikimi i pozitës së dhëmbëve me VTO (Visual Treatment Objective).

Aktualisht, Fatbardha jeton në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Në Gjermani, ajo punon në një klinikë ortodente mjaft të avancuar, ku edhe përdoren metodat më avancive të stomatologjisë. Ndërsa, gjithashtu ka edhe ordinancën e saj në qytetin e Gjilanit, ku edhe ka punuar që nga vitit 2014.

Kontaktet me pacientët e saj i mbanë të rregullta, me anë të vizitave tejet të shpeshta që ajo i ka në Gjilan. Gjithashtu, bazohet edhe në termine që i caktojnë bashkarisht me pacientët që duan trajtim nga ajo. Por, gjithsesi, ordinanca e saj “Ortodent”, vazhdon punën e rregullt të përditshme, me shërbimet që doktorët e ordinancës ofrojnë për qytetarët e Gjilanit.

Qëllimi i Fatbardhës është që metodat ortodente që aplikohen në vendet më të zhvilluara në botë, të fillojë ti aplikojë edhe në vendin tonë. Prandaj, ajo ka për synim që një ditë të kthehet në Kosovë dhe përvojat i saj ti fusë në tregun stomatologjik në Kosovë.

Fatbardha gjithashtu ka nisur edhe studimet e doktoratës në Zagreb, ndërsa mbetet një nga kuadrot më premtues që ka qyteti ynë. Nga një nxënëse e studente e dalluar, ajo tani sot është një doktoreshë e dalluar dhe mjaft e kërkuar. Sukseset e saj në vazhdimësi, na bëjnë të ndjehemi krenar që në qytetin tonë e kemi njërën nga doktoreshat më të mira dhe më të suksesshme në Kosovë, në të ardhmen transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE