Feronikeli është një nga tetë skuadrtat që do të luajë në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll. Nikli dominoi ndeshjen ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, A&N, të cilën e mposhti me rezultat 5:0, transmeton 2LONLINE.com
Njërin nga golat për ish-kampionët e Kosovës e shënoi braziliani, Jean Carioca Da Silva. Da Silva duket se është mishëruar shumë me skuadrën, por edhe me popullin shqiptar, pasi golin e festoi duke formuar shqiponjën.
Simpoli kombëtar në flamurin kombëtar është i njohur në gjithë botën, jo vetëm si flamuri i Shqipërisë, por edhe si simbol krenarie që kudo shqiptarë në botë e ‘krijojnë’ një të tillë me duar.
Kujtojmë që ‘shqiponja’ e shqiptarëve është mjaft e njohur edhe në futboll, pasi futbollistë të njohur shqiptarë kanë festuar me të ndër vite, si Lorik Cana, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Milot Rashica dhe të tjerë./2LONLINE.com/