Sot do të luajnë disa nga lojtarët kyç të Kombëtares së Kosovës për klubet e tyre.
Trajneri Bernard Challandes do të jetë duke i mbikëqyrur të gjithë futbollistët e Kosovës për ta marrë vendimin se kë duhet ta marrë në skuadër për ndeshjen vendimtare të Kosovës me Maqedoninë në mars.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të luajë me Werder Bremenin sot në orën 15:30 në ndeshjen e madhe kundër Bayern Munichut, në kuadër të Bundesligës. Rashica pritet të jetë titullar edhe në këtë ndeshje, si zakonisht, pasi që edhe është duke e shijuar një formë të mirë, duke qenë ndër të nominuarit për lojtarin e muajit në Bundesligë.
Arijanet Muric
Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, do të shpresojë të jetë titullar në ndeshjen e Nottingam Forestit kundër Sheffield Wednesday, sot në orën 16:00. Megjithatë trajneri i tij nuk ia ka besuar këtë pozitë gjatë këtij sezoni dhe ai ka më së shumti gjasa të jetë në stol.
Atdhe Nuhiu
Kundër skuadrës së Arijanet Muricit do të shpresojë të luajë sot Atdhe Nuhiu për Sheffieldin. Por, as sulmuesi kosovar s’e ka besimin e plotë të trajnerit, përkundër që gjatë javëve të fundit ka qenë disa herë titullar.
Bersant Celina
Mesfushori kosovar Bersant Celina pritet të jetë titullar në ndeshjen e Swansea Cityt kundër Middlesbrough, që do të zhvillohet sot në orën 16:00, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.
Lirim Kastrati
Sulmuesi kosovar i ri, Lirim Kastrati, besohet se do të jetë titullar në derbin e Zagrebit mes Dinamos dhe Lomotivës, për të cilët luan Kastrati, në ligën HNL të Kroacisë sot në orën 17:30.
Benjamin Kololli
Mbrojtësi anësor i Kosovës, Benjamin Kololli, pritet të jetë në formacionin e parë të FC Zurichut për ndeshjen kundër St.Gallen 1879, që do të zhvillohet sot në orën 19:00, në kuadër të Superligës së Zvicrës.