DYLON

Përzgjedhësi Challandes publikon listën e futbollistëve të Kombëtares për ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi Challandes publikon listën e futbollistëve të Kombëtares për ndeshjet e nëntorit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor; miqësoren kundër Shqipërisë, më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” , njoftonFederata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë.

Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U21.

EkoHigjiena

Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë, njofton FFK.

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.