Kosova nesër është mysafire e Anglisë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, që do të zhvillohet në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.
Futbollistët “Dardanë” kanë arritur në ishull gjatë ditës së sotme, e hënë një ditë para ndeshjes.
Ata do të zhvillojnë një stërvitje, derisa nesër do të luajnë kundër kundërshtarit më të fortë në grupin A.
Kosova kundër ‘Tre luanëve”, do të luajë pas një serie prej 15 ndeshjeve pa humbje.