“TASK FORCË” për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët primare në kryeqytet

“TASK FORCË” për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët primare në kryeqytet

Policia e Kosovës, me qëllim të lirimit të trotuareve dhe rrugëve primare të qytetit të Prishtinës ka hartuar një plan operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 02 shtator 2019.

Në këtë plan operativ janë caktuar disa njësi policore nga Divizioni i Trafikut Rrugor dhe drejtoria rajonale në Prishtinë(DRP), të cilat prioritet e kanë të merren me kundërvajtësit të cilët ndalin apo parkojnë mjetet e tyre në mënyrë të parregullt.

Masat fillestare ndaj kundërvajtësve kanë qenë vërejtjet dhe tiketat e trafikut, ndërsa ditëve në vazhdim me qëllim të përmirësimit të gjendjes në trafik dhe ofrimit te sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, do të ashpërsohen masat ku përveç gjobës do të merren edhe masa shtesë sipas ligjit.

Risi në realizimin e këtij plani paraqet vendosja e njoftimit në xhamin e përparmë të mjetit të parkuar, i cili njoftim e obligon qytetarin të paraqitet në polici dhe për të marr tiketën e trafikut për parkim të parregullt.

Po ashtu, Policia do të ndërmarr të gjitha masat ligjore edhe nëse drejtuesi i mjetit nuk paraqitet pran mjetit apo sipas njoftimit, dhe ndaj tij do të lëshohet tiketa përkatëse bazuar në të dhënat që merren nga Qendra për Regjistrimin e Automjeteve (QRA), gjithashtu sipas nevojës në mjet do të vendosen bllokada ose do të zhvendoset tërësisht mjeti i cili pengon qarkullimin e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

Vetëm gjatë javës së parë të implementimit të këtij plani (nga 02 deri 06 shtator 2019), nga kjo Task Forcë janë lëshuar gjithsejtë 230 tiketa trafiku.

KOMENTE