Zbulohen rezultatet e votimit të projekteve të buxhetimit me pjesëmarrje në Miresh! Fusha e sportit në shkollë me bar sintetik ishte zgjedhja e banorëve.
Pas implementimit të suksessshëm të fazës së prioritizimt të projekteve nga banorët si pjesë e Buxhetimit me Pjesëmarrje, komuna e Gjilanit ka nisur me procesin e votimit për financim të projektit që votohet nga qytetarët.
Me një organizim të mirë dhe shfaqje të dukshme të demokracisë në veprim, procesi i votimit për buxhetimin me pjesëmarrje u zhvillua pa probleme, duke tejkaluar pritshmëritë me pjesëmarrje
mbresëlënëse qytetare.
Banorët e Mireshit dëshmuan edhe një herë frymën demokratike të bashkëpunimit, duke qenë pjesë e procesit që shërbeu si platformë e përfshirjes qytetare dhe duke i dhënë atyre rol vendimmmarës në
formësimin e prioriteteve financiare të tyre. Ekzekutimi i suksesshëm i buxhetimit me pjesëmarrje jo vetëm që siguroi transparencë, por edhe forcoi lidhjen midis qytetarëve dhe pushtetit vendor.
Mos të harrojmë që komuna e Gjilanit shumë shpejtë do të organizoj dëgjime buxhetore, ku në javët e ardhshme të gjithë banorët gjilanas do të mund të vijnë me kërkesa dhe propozime në të mirë të komunitetit që ata përfaqësojnë. /2LONLINE/