DYLON

Konjufca: 12 Qershori, dita më e çmuar për popullin e Kosovës

Konjufca: 12 Qershori, dita më e çmuar për popullin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Tre udhëheqësit shtetërorë homazhet i vazhduan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s.

EkoHigjiena

Duke e vlerësuar 12 qershorin e vitit 1999 si ditën më të çmuar për popullin e Kosovës, kryetari Konjufca tha se çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë. Një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në adresimin e tij kreu i Kuvendit potencoi ndihmën e pakursyer të shteteve mike për çlirimin e vendit.

“Kjo ndodhi pikërisht sepse kauza jonë ishte shumë e drejtë. Krejt çfarë po kërkonim si popull ishte ta hiqnim okupimin serb shekullor nga Kosova”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se meritorë për lirinë e Kosovës janë dëshmorët dhe martirët që u flijuan, si dhe sakrifica e popullit për të arritur këtë ditë.

“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha kreu i Kuvendit.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti Ditën e Çlirimit të Kosovës e vlerësuan si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.