“Njoftojmë qytetarët e Zhegrës dhe rrethinës se nga sot, më datë 12.08.2024, kemi funksionalizuar zyrtarisht ordinancën stomatologjike në QMF “Fazli Ramadani” në fshatin Zhegër, pas 10 vitesh pauzë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. “Dr. Nagip Rexhepi”, Gjilan.
Tani, qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth do të kenë mundësinë të marrin shërbime shëndetësore stomatologjike në QMF-në e tyre të afërt, gjatë ndërrimit të paradites.
“Në këtë mënyrë, kursejmë qytetarët tanë dhe u mundësojmë atyre qasje sa më të lehtë dhe të shpejtë për të përmbushur nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/