DYLON

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 5 – 11 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjeteshtatë (37) kallëzime penale ndaj pesëdhjetetre (53) personave.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena

–          dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave,

–          njëzetegjashtë (26) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

–          pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave,

–          dyzetegjashtë (46) urgjenca.

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë intervistuar njëzetegjashtë (26) palë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.