Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka arritur që t’i funksionalizojë më shumë se shtatëmbëdhjetë rrugë në Kamenicë.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka arritur që t’i funksionalizojë më shumë se shtatëmbëdhjetë rrugë, të cilat kanë qenë jashtë funksionit tash e disa vite për shkak të dëmtimeve natyrore apo faktorit njeri.
Shumica prej tyre kanë qenë të pakalueshme dhe kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të atyre anëve.
Rrafshimi dhe zgjerimi i tyre do të zvogëlojë vështirësitë me të cilat janë ballafaquar banorët dhe po ashtu do t’ju mundësohet të qarkullojnë më shpejt në fshatrat përreth dhe në qendër të qytetit.