DYLON

Shteti që lufton ndotjen e ajrit me reshje artificiale

Shteti që lufton ndotjen e ajrit me reshje artificiale
Avatar photo Elife Sherifi

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, autoritetet kanë planifikuar reshje artificiale për të parandaluar ndotjen e ajrit.

Zyrtarët e administratës së qytetit së fundmi kanë propozuar prodhimin e shiut artificial për të luftuar fenomenin e ndotjes. Shtresat e ndotura do të pastrohen në saje të shiut, pasi sezoni aktual me thatësirë ka rrezikuar rritjen e ndotjes në kryeqytet.

Ndërkohë, një grup aktivistësh ambientalistë njoftuan se do të ngrenë padi ndaj qeverisë në mënyrë që të rriten masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe të zbatohen rregulla të rrepta gjatë tenderimeve.

EkoHigjiena

Xhakarta radhitet në mesin e qyteteve më të ndotura të botës, pasi indeksi i grimcave të dëmshme prej PM 2,5 pëson rritje tre deri në katër herë më shumë sesa pragu që llogaritet i dëmshëm sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak kryesor i ndotjes në këtë qytet konsiderohet trafiku i rënduar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.