Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) ka zbarkuar dje në Republikën e Shqipërisë për ti dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve njësive ushtarake të ushtrisë shqiptare që po operojnë në regjionin e Kukësit
Kontingjenti i FSK-së është i përbërë nga tri skuadra të zjarrefikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare si dhe një ekip i Kompanisë për Operacione me Civil
Operacioni i shuarjes së zjarreve nga pjesëtarët e FSK-së ka filluar dje dhe aktualisht është duke operuar për fikjen dhe kontrollin e zjarreve në zonën e Kalimashit dhe fshatit Shënmëri në perëndim të Kukësit.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme në përmbushjen e misionit kushtetues. Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë situatën e shkaktuar nga zjarret, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE.com/