DYLON

IPK pjesë e konferencës profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme në Las Vegas

IPK pjesë e konferencës profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme në Las Vegas
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pjesë e konferencës profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – SHBA.

Las Vegas, Nevada – SHBA

EkoHigjiena

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë po merr pjesë në konferencën profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Las Vegas – Nevada të SHBA-ve.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Bordi i Organizatës dhe Kryetari i bordit Jeremy Viduna dhe gjithashtu po zhvillon takime me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Konferenca po zhvillohet nga data 08-12 gusht 2021, ku ndër tjera po diskutohet për rëndësinë e përdorimit të inteligjencës,  burimet e hapura dhe rrjetet sociale në hetime dhe menaxhimi i përgjigjeve, ballafaqimi me punonjësit policor të dyshuar si dhe trendet në hetimet e brendshme dhe mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit.

Kosova është shteti i parë nga Evropa që në qershor të këtij viti u anëtarësua në këtë organizatë me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan, të cilët kanë përkrahur edhe organizimin e kësaj vizite. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.