Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka realizuar trajnim certifikues për HAZMAT. Zyrtarë të institucioneve të Sigurisë Publike, Policia e Kosovës (PK), Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës, përfunduan me sukses trajnimin certifikues.
Instruktorë nga Qendra e Doktrinës së KDS-së dhe Garda Kombëtare ligjëruan tema të HAZMATIT, Nivelit Ndërgjegjësues.
Ky nivel ofron njohje fillestare për reaguesit e parë në një vend incident me materie të rrezikshme.
Plan-programi i këtij kursi përfshin 09 kapituj, si: Njohja me rreziqe dhe ndikimi i materieve të rrezikshme tek njeriu; shqisat dhe roli kufizues gjatë identifikimit të materieve të rrezikshme; Klasat e materieve të rrezikshme; Referencat e shkruara dhe elektronike për materie të rrezikshme; Pankartat, etiketat dhe shenjat; Përdorimi i udhëzuesit ERG; Përdorimi i udhëzuesit NIOSH; Përdorimi i udhëzuesit NFPA; Format bazë të kontejnerëve
Reagimi me materie të rrezikshme është sfidë në vete, prandaj shkëmbimi i përvojave në mes të agjensioneve do të ndikoj në ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë për t`u përballur me lehtë me rreziqet që paraqesin materiet e rrezikshme, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/