DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur  nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndim trupor’’, dhe një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër  nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.