Në kuadër të mbajtjes, avancimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale, togu i kërkim-shpëtimit malor i Gardës Kombëtare, ka realizuar trajnimin për kërkim-shpëtim malor, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë trajnimit janë praktikuar teknikat e lëshimit të barelës nga faqet shkëmbore, bartja e viktimave me barelë, teknika tjera të evakuimit me barela në operacionet e shpëtimit malor.
Në kuadër të trajnimit për të testuar aftësitë fizike është realizuar marshim kondicional në malet e Sharrit, ngjitje në majën e Bistrës 2651m/ lartësi mbidetare dhe marshim në zonën shkëmbore të liqenit të Jazhincës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/