DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Guvernatoren e Iowa-s, Kim Reynolds
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takimin e ngrohtë dhe tejet miqësor u shkëmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, si dhe u bisedua për mundësitë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Kryetari Glauk Konjufca falënderoi Guvernatoren Reynolds për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës dhe për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë në vazhdimësi vendit tonë.

Në këtë pikëpamje, kryetari i Kuvendit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, partneritetin e palëkundur dhe miqësinë e përhershme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke potencuar përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë, mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë, kryetari Konjufca ritheksoi se integrimi euroatlantik është dhe mbetet prioritet i shtetit të Kosovës.

“Republika e Kosovës ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Në të gjitha këto procese presim vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Guvernatorja Kim Reynolds, duke shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e deritashme midis shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës, theksoi gatishmërinë për të zgjeruar më tej gamën e bashkëpunimit reciprok dhe me fusha të tjera, përfshirë atë parlamentare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.