Regjimenti i Mbrojtjes Civile ( RMC) i Gardës Kombëtare (GK), në kuadër të mirëmbajtjes dhe ngritjes së kapaciteteve specialistike ka realizuar trajnimet rifreskuese Kërkim Shpëtim në ujera të shpejta dhe Materieve të Rrezikshme “Niveli Ndërgjegjësues, Operacional dhe Teknik” me qëllim testimin e aftësive profesionale të pjesëtarëve të GK.
Trajnimi për pjesëtarë në ujëra të shpejta është një proces intensiv dhe i specializuar, që synon t’i përgatisë ata për të ndërhyrë në situata emergjente në ujëra të rrëmbyeshëm dhe me rryma të forta, ndërsa trajnimi për Materieve të Rrezikshme “Niveli Ndërgjegjësues, Operacional dhe Teknik” është një aspekt kyç i sigurisë dhe përgatitjes së pjesëtarëve për të reaguar ndaj incidenteve që përfshijnë lëndë të rrezikshme si substanca kimike, biologjike dhe radiologjike(CBRN), materie qe paraqesin rrezik për njerëzit, ambientin dhe infrastrukturën. /2LONLINE/