Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e altilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së, patën mundësin të që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah aleatëve SHBA dhe Turqia, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me rastin e ditës së vizitorëve të shquar, FSK-në, e ka përfaqësuar Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Kolonel Astrit Haliti dhe atasheu i Kosovës në Turqi Kolonel Bekim Zejnullahu, që u pritën nga Komandanti i Doktrinës gjenerallejtënant Zorlu Topaloglu dhe Komandanti i Artilerisë së 56-të, gjeneral majori Andrew C. Gainey.
Gjenerali Dreshaj falënderoj gjeneralin Topaloglu për mbështetjen e treguar në vazhdimësi për Kosovën e në veçanti për FSK-në, duke dhënë mundësin të jemi pjesë e ushtrimeve të përbashkëta siç është edhe kësaj radhe pjesëmarrja e kontingjentit të e FSK-së, në ushtrimin “Dynamic Front 24”, vlen për të theksuar se ky ushtrim në të njëjtën kohë është mbajtur edhe në Gjermani si ushtrim vend komandë.
Kontigjenti i FSK-së me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës dhe mbështetje nga komandanti i FSK-së, ka organizuar pritje për shtetet pjesëmarrëse në këtë ushtrim, SHBA, Turqia, Sllovakia dhe Çekia, i pranishëm në këtë mbrëmje ishte komandanti i shkollës së Artilerisë Turke, gjeneral majori Ahmet Ibis, oficerë e nënoficerë të ushtrive pjesëmarrëse në ushtrim që u pritën nga komandanti i kontingjentit të FSK-së, Kapiten Bardhyl Dugolli.
Gjenerali Ibis falënderoj trupat e FSK-së, për ftesën dhe uroi pavarësinë e shtetit të Kosovës si aleat me rendësi për Turqinë.
Në fund të ditës së vizitorëve të shquar gjenerallejtënant Topaloglu, gjeneral major Gainey dhe gjeneral brigade Dreshaj për punën dhe angazhimin e treguar dekoruan ushtarët e dalluar të cilët treguan shkathtësi, disiplinë e ndërveprueshmëri me ushtarakët tjerë në ushtrim, njofton FSK. /2LONLINE/