DYLON

Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn viziton FSK-në

Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn viziton FSK-në
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK dhe IOWA, dhe për të ardhmen.

Në kuadër të vizitës, gjeneralët vëzhguan aktivitetet e ushtrimit mjekësor – ROL1 që organizohet nga ushtria amerikane e që është vazhdimësi e ushtrimit të realizuar në Republikën e Malit të Zi gjatë  javës së kaluar.

EkoHigjiena

Qëllim i ushtrimit është ngritja e kapaciteteve mjekësore ROL1, shkëmbimi i përvojave, ngritja e ndërveprueshmërisë mes shteteve regjionale, si dhe mbështetja nga ekipi i FSK-së për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përvojën e kaluar gjatë procesit të validimit.

Përveç FSK pjesë e ushtrimit janë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Garda Kombëtare e IOWA-s, Garda Kombëtare e MAINE dhe USAFE/EUCOM. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.