Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të festave të fund vitit realizojnë ligjërata vetëdijesuese për përdorimin e mjeteve piroteknike para nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulta në mbarë territorin e Kosovës.
Fushata e fundit e vetëdijesimit ndaj rrezikut që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike luan një rol mjaft të rëndësishëm në ruajtjen e jetës së banorëve Republikës së Kosovës dhe gjithashtu dëshmon që Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë tërë kohës është në shërbim të qytetarëve të saj. /2LONLINE/