• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Kryetari Hyseni: Asnjë tregtar nuk duhet të përjashtohet nga hapësira e tregut
Gjilan

Kryetari Hyseni: Asnjë tregtar nuk duhet të përjashtohet nga hapësira e tregut

by Redaksia 2LONLINE 14 Dhjetor, 2021 3 min read
 Kryetari Hyseni: Asnjë tregtar nuk duhet të përjashtohet nga hapësira e tregut

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot edhe Ndërmarrjen lokale ‘Tregu’, ku nga drejtori Avdyl Jerliu është njoftuar me punimet që janë kryer deri tani dhe ato që duhet të kryhet më tej në kuadër të projektit për rregullimin e kësaj hapësire si dhe ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e tregtarëve të cilët zhvillojnë aktivitet në këtë lokacion.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, Hyseni tha se duket që ka pasur një ngutje në përurimin e projektit, sepse ende ka punë të papërfunduara. 

‘Me sa kam kuptuar unë, këtu tani ka rreth njëzet lokale më pak se sa që ka tregtarë, që për bindjen time është problem serioz në një projekt kapital, sepse si duhet të vendosim tani kush merr lokal e kush jo. Nuk dua me qenë ai që e përjashton dikë prej tregut’, ka thënë Hyseni. 

Po ashtu, ai e nënvizoi në këtë takim edhe çështjen e reduktimit të tezgave, problemin e  dyshemesë si dhe cilësinë e punimeve në tërësi.   

‘Shumica e tregtarëve këtu punojmë më se njëzet apo tridhjetë vjet dhe ka prej tyre që më parë kanë pasur deri në pesë tezga, ndërsa tani do të kenë vetëm një. Ky do të jetë problem për vazhdimin e veprimtarisë së tyre’.

Kryetari Hyseni tha se duhet parë mundësitë për rritjen e hapësirave për tregtarë, në mënyrë që askush të mos përjashtohet nga tregu, duke paralajmëruar kësisoj një takim të përbashkët me drejtues të ndërmarrjes dhe tregtarët, për t`i biseduar të gjitha problemet dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të përshtatshme për të gjithë. /2LONLINE/

Tags: aktuale Alban Hyseni Gjilan rekomandojmë tregtar Tregu
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Policia

Policia kufitare e Republikës së Kosovës identifikon dy (2) automjete (BMW X6)

24 Maj, 2022
Gjilan

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022
Gjilan

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Takimi i Kryeministrit Kurti me zëvendëspresidentin Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE

24 Maj, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve si dhe lëndim trupor”

24 Maj, 2022

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com