Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) kanë realizuar projektin e riparimit të rrugës dhe pastrimin e urave nga gërmadhat në fshatrat Prekoc-Marec që shpie në drejtim të minierës së Artanës, e cila u dëmtua gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit.
Në shenjë falënderimi për realizimin e këtij projekti Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral Brigade, Xhevahir Geci priti në takim Kryeshefin e Trepçës z. Enes Muzaqi, i cili e falënderoi Gjeneral Gecin për mbështetjen.
Ky projekt ka zgjatur 10 ditë dhe është realizuar nga Regjimenti i Xhenios. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme gjatë tërë kohës që t’u dalë në ndihmë autoriteteve civile në çdo situatë. /2LONLINE.com/