Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, dhe planit të trajnimeve, në Komandën e Forcave Tokësore ka përfunduar trajnimi për Automjetet HMMWV, i realizuar nga instruktorë të licencuar të FSK-së, ku morën pjesë kursant nga Regjimentet e Këmbësorisë, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gardës Kombëtare dhe Policisë Ushtarake, njofton forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për ngasje të Automjeteve Taktike, Funksionimi Motorik, Metodat e Ngasjes, Kalimi i Pengesave, Manovrimi në terrene të vështira dhe tërheqja e tyre. /2LONLINE/