DYLON

Drita fiton në Prizren, Gjilani barazon si vendës

Drita fiton në Prizren, Gjilani barazon si vendës
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e ku i kanë zhvilluar takimet edhe dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në Prizren. Bardhekaltërtit fituan ndeshjen e luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke e mundur Lirinë, 1:0, me golin e Blerim Krasniqit, në minutën e 52-të.

EkoHigjiena

Ndërsa ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues. Rezultati final ishte 1:1. Gjilanasit kaluan në epërsi me golin e Senad Jaroviq, në minutën e 51-të, derisa barazoi për një pikë Ardian Limani, me golin e shënuar në minutën e 83-të.

Përndryshe, sot është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër: Ballkani  – Feronikeli 74, luajtën baras 2:2.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.