DYLON

Biblioteka e Qytetit të Gjilanit do të përfitojë donacion tableta të mençura për lexim “Kindle”

Biblioteka e Qytetit të Gjilanit do të përfitojë donacion tableta të mençura për lexim “Kindle”
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Kushtrim Zeqiri ka bërë me dije se është pritur ngrohtësisht në Ambasadën e Bullgarisë në Kosovës, nga ambasadori bullgar, z. Hristo Gudjev.

Nga ky takim miqësor e përmbajtjesor, bëhet e ditur se Komuna do të përfitojë një donacion në tableta të mençura për lexim “Kindle” në vlerë prej 25 mijë euro për Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, pasi, siç ka bërë me dije drejtori Zeqiri, është nënshkruar edhe marrëveshja e financimit për projektin në fjalë, për çka ai ka falënderuar ambasadorin Gudjev.

EkoHigjiena

Drejtori Zeqiri  e ka vlerësuar këtë mbështetje që do të bëhet për Bibliotekën e qytetit sepse, në rend të parë, nga kjo do të përfitojnë studentët dhe nxënësit, që frekuentojnë në numër të madh bibliotekën e qytetit.

Drejtori Zeqiri tha se e ka shprehur mirënjohjen e tij për ambasadorin Gudjev, për këtë mbështetje, për të treguar gatishmërinë e plotë për bashkëpunim edhe në të ardhëm, sepse komuna është e fokusuar që të kontribuojë për të mirën e gjithë qytetarëve, e veçmas për avancimin e kushteve për studentë e nxënës gjilanas e më gjerë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.