FSK-ja intensivisht e angazhuar në operacionin për kërkimin e trupit të personit të zhytur në lumin Drini i Bardhë tek Ura e Shenjtë.
Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, pra nga 27.06.2017 janë angazhuar dhe po vazhdojnë kërkimet me njësit e zhytësve për gjetjen trupit të personit(S.G), i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
Në kërkim janë angazhuar 18 pjesëtarë të Kërkim -Shpëtimit ( zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Kërkimet ishin nderprerë mbrëmë në orët e mbremjes dhe kanë filluar sot në mengjes përseri për të vazhduar më tutje deri në gjetjen e trupit të personit që dyshohet se ndoshet në thellësitë e lumit.