Në Qendrën për Stërvitje Kolektive (QSK), sot ka përfunduar me sukses trajnimi për vëzhgues/ kontrollues, i mbajtur nga ekipi mobil trajnues i Organizatës së Menaxhimit të Trajnimit për Asistencë në Siguri (SATMO) nga Ushtria Amerikane.
Ky trajnim ka për ka për qëllim aftësimin e kursantëve në vlerësimin e njësive të FSK-së gjatë ushtrimeve fushore.
Përvoja e sjellë nga ekipi amerikan ka shërbyer në ngritjen e kapaciteteve vlerësuese për kursantët të cilët kanë mundur të përfitojnë nga eksperienca e tyre shumëvjeçare. Këto mësime kursantët do t’i aplikojnë gjatë vlerësimit të ushtrimeve fushore të njësive para dhe gjatë “DEFENDER EUROPE 23”. /2LONLINE/