DYLON

“Epopeja e Dukagjinit” mbetet ngjarja më e lavdishme në historinë tonë kombëtare

“Epopeja e Dukagjinit” mbetet ngjarja më e lavdishme në historinë tonë kombëtare
Avatar photo Redaksia

“Bëhen 25 vjet nga kthesa e madhe historike, nga ngjarja që tronditi Serbinë e cila kishte pritur ta kalonte lehtë Gllogjanin heroik. “Epopeja e Dukagjinit” mbetet ngjarja më e lavdishme në historinë tonë kombëtare. Ato ngjarje ishin paralajmërim se së shpejti Kosova po bëhet një vend i lirë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.

Ai shtoi se familja Haradinaj dhe shumë familje tjera emblematike, sakrifikuan gjithçka nga vetja në mënyrë që ne sot të jetojmë të lirë, me shtet e ushtri, të njohur nga bota e të integruar.

EkoHigjiena

“Po ashtu, sot shënojmë edhe 24-vjetorin e intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe. Mirënjohës përjetë aleatëve me në krye ShBA-të, pa të cilët do të ishte shumë më e vështirë dhe më e ngadalshme se kaq fitorja jonë. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut”, ka thënë i pari i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.