Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, me ç`rast gjeneral Cikaqi falënderoi kursantët për përkushtimin e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë, gjithashtu falënderoi ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale. /2LONLINE/